Rama pas 8 vitesh qeverisje: Spitalet shërbim falas për qytetarët

LAJME


Edi Rama ka reaguar në lidhje me çështjen e “Tires”, skandalin tek “Shefqet Ndroqi”, ku dje janë ar res tuar dhe tre infermiere dhe një sanitare në lidhje me marrjen e rys hfeteve në spitalin C0vid 2. Rama nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi vetë, por thjesht ka falenderuar mediat. Ndër të tjera ai është shprehur se qeveria e tij e ka reformuar shëndetësinë, edhe pse 8 vite më parë ka premtuar shëndetësi falas, e cila sot jo vetëm që nuk është arritur, por spitalet janë kthyer në një gllabëruese të spitaleve.

Ai u shpreh:

“Falenderoj mediat për rastet e bëra publike. Rastet e ar res timit te ‘Shefqet Ndroqi’, lajm i mirë. Është një mesazh i qartë për të gjithë bluzat e bardha që janë një pakicë e vogël por që janë të mjaftueshme për të ndotur rrugën e transformimit jo vetëm të kushteve por dhe të performancës që vazhdon. Është një mesazh i qartë për të ardhmen pasi unë besoj që kura afatgjatë dhe e suksesshëm për të adresuar plagën kanc eroze të ry shfetit në sistemin shëndetësore është thellimi i sistemit një reformë që ne e kemi nisur dhe jemi në kushtet që kemi një bazë solide për të hedhë hapin e madh të autonomisë spitalore dhe të motivimit të mëtejshëm në bazë të kartës së përformancës së tyre, si dhe të kalimit në një fazë tjetër ku do të arrijmë që spitalet publike të funksionojnë me një logjikë që harmonizon shërbimin falas për qytetarët dhe shpërblimin për mjekët. Është një ambicie e cila nuk mund të realizohej më parë pa shtruar bazën e infrastrukturës shëndetësore. Ç’ka mbetet për t’u bërë është më shumë se çka është bërë.”-perfundon Rama.Hvp markvtingun 5 sekvnda dhe shfvqen Pvmjet EkskIvzive