Reagon Paskal Milo pas publikimit se “Skënderbeu nuk ishte Shqipëtarë”! : Të reagojë ndonjë historian e jo vajza “tralala” e Koço Kokëdhimës?

LAJME


Historiani dhe ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo ka reaguar pas publikimit ne portale te deklaratës së tij, se heroi ynë kombëtar ishte sllav dhe se nuk mbrojti Shqipërinë, por krishtërimin.

Milo thotë se po i bëhet presion nga disa qarqe myslimane të cilët ai i konsideron si “ekstr.em.istë isl.amikë”. Ndërkohë, ai shtron pyetjen se pse nuk kundërshtohet nga historianët.

“Pse nuk del një historian ta kundërshtojë, por del vajza e Koço Kokëdhimës, çfarë përfaqëson ajo? Ajo është tralala zura një galë”, thotë ai. Gjithashtu Milo sqaron se si qëndron e vërteta e deklaratave të tij lidhur me origjinën e nënës së Skënderbeut.

Në intervistën për Tirananews.al Milo shton se mbështet deri në fund tezat, të cilave ju referohet.

“Në Shqipëri ka një numër presionesh që vijnë nga qarqet ekstremiste islamike. Në këtë rast duke go.ditur figurën e Skëndërbeut që ndali pushtimin osman, që iu bë barrikadë push.timit të Evropës nga osmanët dhe që Skëndërbeun e kanë ak.uzuar si tradhëtarë të osmanëve dhe si trad.hëtar të is.lamit, duke e nxjerrë Skëndërbeut si një nga udhëheqësit e botës së krishtere, evropiane të asaj kohe, argumetojnë tezat e tyre që Skëndërbeu është tradhëtar. Pra god.asin figurën e Skëndërbeut duke përdorur tezat e mia. Shumë dinake”, thotë ai duke shtuar se:

“Nuk e kam shpikur unë, unë u referohem historianëve dhe dokumentave të tjera. Ky mon.tim është bërë qëllimisht edhe nuk e thonë që unë këto deklarata i kam bërë para dy vitesh, duan të japin përshtypjen që unë këto deklarata i kam bërë këto ditë”, shprehet Milo.

Më tej ai nënvizon:

“Ju e këni të qartë që në politikën e gjeo-Ballkanit, Shqipëria, Kosova dhe shqipëtarët, ata i mendojnë si baza mbështetëse për penetrim të mëtejshëm të isla.mizmit ekstem në Ballkan. Sepse mbështeten në faktin që shumica e shqipatërëve janë të fesë muslimane dhe duke bërë këto gjera ata duan të penetrojnë thellë e më thellë në shoqërinë shqiptare.

Sidomos tani ku në Ballkanin Perëndimor kryqëzohen influenca dhe presione të ndryshme dhe ku presionet e qarqeve islamike janë të pranishme. Pjesë dhe instrumet i kësaj fushate për ta penguar këtë rajon për tú bashkaur me Evropën”, përfundon Milo. (TemA)