Reshje bore në të gjithë Shqipërinë, madje edhe në Sarandë

LAJME


Reshjet e borës janë karakteristikë krejtësisht e zakonshme për viset tona kontinentale gjatë stinës së dimrit, vjeshtës së vonë dhe pranverës së hershme, por ato janë mjaft të rralla në shumë zona mesdhetare të Shqipërisë.

Ne e dimë se pasionantët më të mëdhenjtë të dëborës i kemi hasur pikërisht nga ato vise të Shqipërisë dhe për ta kemi një lajm të mirë. Ajri i acartë siberik do të jetë mjaft i fuqishëm sa për të depërtuar edhe në zonat më të thella mesdhetare shqiptare, prandaj gjatë fundjavës sytë nga qielli dhe “përgatituni” për fjolla dëbore në pothuajse tërë territorin e Shqipërisë. Këtë trend e kanë përkrahur modelet për një kohë të gjatë dhe vetëm ndonjë “ndryshim drastik” do të mund ta ndryshonte këtë tani, por kjo tingëllon shumë vështirë të ndodhë.

Edhe pse atmosfera çdoherë e ka fjalën e fundit, megjithatë mund të themi se kryeqendra Tirana, por edhe shumë qytete tjera të Shqipërisë do të shohin reshje dëborë këtë fundjavë. Saranda, Vlora, Himara, pastaj Lushnja, Fieri, Durrësi e deri në Shkodër kanë gjasa për fjolla dëbore. Në jug bile mund të ketë reshje të dendura bore. Për këtë do të flasim edhe në postimet tona të ardhshme./Meteoballkan