Serbët në panik: Janë 5 deputetë spiunë të CIA në Kuvendin e Serbisë

LAJME


Ka raportime se tani në kuvendin serb janë të ulur së paku 5 deputetë që punojnë për ndonjë agjenturë, kjo sipas tyre paraqet rr.ezik për shtetin, pasi munden të i japin të dhëna sekrete paraIajmërojnë burimet e mediave serbe në p anik, mundet edhe që gara e zgjedhjeve po nxehet dhe loja e vjetër e akvuzave për s piunim u kthye në skenë.

Bashkëpunëtorët më të vlefshëm të shërbimeve të huaja janë, përveç të tjerëve, dhe disa deputetë të caktuar në Kuvendin e Serbisë të cilët nga karriget e kuvendit punojnë k undër shtetit dhe qytetarëve të cilët i zgjodhën, ka mësuar media serbe Kurir. Sipas burimit të tyre këta s piunë janë pjesë e një rrjeti të rëndësishëm informacioni që ju shërbejnë shërbimeve të sigurisë të shteteve tjera për të shtrirë ndikimin e tyre në ngjarjet në Serbi.

Kryetari i komisionit të kuvendit serb për mbikëqyrje të shërbimeve të sigurisë, Igor Becic, i ka thënë gazetës Kurir se është i vetëdijshëm se kuvendi serb është kanal i rëndësishëm i ndikimit për shërbimet e huaja. “Ka mënyra të ndryshme që shërbimet e huaja provojnë të realizojnë interesa të posaçëm, financimi i drejtpërdrejtë i mediave dhe individëve të opozitës deri dhe kontaktet me individë me ndikim në institucione të veçanta, pra edhe në kuvendin e Serbisë.

Vërehet lehtë se disa udhëheqës të opozitës, kur flasin në Kuvend apo në konferenca për shtyp, përfaqësojnë ekskluzivisht interesat e disa amb.asadave të caktuara” theksoi Igor Becic. Kurir kishte ‘paraIajmëruar’ se shërbimet sekrete, më e para CIA amerikane dhe MI6 britanik, kanë shtuar aktivitet në Serbi, e disa politikanë të caktuar madje edhe po ju vetë ofrohen atyre si bashkëpunëtor, thekson kjo gazetë e aIarmuar./Gazeta Metro