Serbia me skenar të ri, zbulohet plani me shumë kërkesa

LAJME


Beogradi zyrtar ka përpiluar një plan të ri për bisedimet e Brukselit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

Në një skenar të publikuar nga e përditshmja serbe “Kurir” tregohet në detaje se çfarë do të kërkojnë serbët nga evropianët në raundin e ri të bisedimeve, transmeton Indeksonline

Aty theksohet garancia për Kishën Ortodokse Serbe, që sipas tyre, duhet ta ketë të drejtën e plotë mbi 44 objekte fetare.

Në tekst theksohet edhe çështja e zonës së veçantë për mbrojtjen e trashëgimisë serbe: Manastiret, Deçan, Graçanicë, Pejë, Patriarkana, Banjska si dhe tempujt e tjerë të kishës në Gjilan, Shtërpcë, Skenderaj, Klinë, Rahovec.

Tutje, përmendet edhe ura mesjetare e Vojinoviqës në Vushtrri, monumenti në Gazimestan, qyteti mesjetar i Novobërdës si dhe fshati i Hoçës së Madhe …

Ndryshe, drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq ka thënë se Serbia e ka të domosdoshme të jetë në dialogun e Brukselit.

“… ne do të jemi aty sepse do të mbrojmë pozitën e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore serbe në Kosovë dhe Metohi”, ka deklaruar ai. /Indeksonline