Serwer: Do të doja ta shihja në Kosovë një parti si kjo e Abazoviqit

LAJME


Eksperti amerikan dhe profesori i universitetit John Hopkins, Daniel Serwer, ka thënë se do të dëshironte që në Kosovë të shoh një parti të ngjashme me partinë që drejton Dritan Abazoviq në Mal të Zi. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU

“Unë do të doja të shihja një lëvizje qytetare si kjo, por është e vështirë në një shoqëri thellësisht të ndarë e ku identiteti etnik mbivlerësohet. Themelimin e një partie të tillë në Prishtinë e Beograd do ta shihnin si këcrënim. Sidoqoftë kjo nuk është një arsye që të mos bëhet”, ka thënë Serwer.

Këto deklarata Serwer i ka bërë teksa ka folur për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë dhe pas arrsetimit të kreut të Komunës së Ulqinit dhe disa zyrtarëve të tjerë. Dritan Abazoviq drejton lëvizjen “URA” dhe pas suksesit në zgjedhjet e fundit, Abazoviq ka arritur të zgjidhet zv.kryeministër i Malit të Zi dhe të determinojë modalitetin e krijimit të Qeverisë atje.