Shaip Kamberi kapet keq me Daçiqin në mes të parlamentit serb: Ia përmend varrezat masive të shqiptarëve

LAJME


Shefi i grupit të deputetëve Lugina e Bashkuar, Shaip Kamberi, ka kundërshtuar ashpër zgjedhjen e Ivica Daçiqit në krye të parlamentit serb, gjë për të cilën edhe është përplasur në seancë me ish-kryediplomatin serb.Kamberi ka thënë se kundërshtojnë zgjedhjen e Daçiqit, meqë konsiderojnë se ai i përket një kaste politike që ka nxitur luftëra të përgjakshme në ish-Jugosllavi. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

“Në emër të klubit të deputetëve Lugina e Bashkuar dhe të partisë së Aksionit Demokratik nga Sanxhaku, deklarohem kundër kandidatit të propozuar për kryetar të Kuvendit popullor, para së gjithash për shkak se ne nuk jemi konsultuar fare në këtë procedurë dhe as për formimin dhe përbërjen e Qeverisë së re për të cilën po flitet këto ditë, ndërkohë që për këtë më shumë po informohemi nga mediat sesa rrugëve zyrtare të komunikimit institucional. Kjo është njëra prej arsyeve praktike të kundërshtimit tonë

ndërkaq arsyet politike të refuzimit tonë kanë të bëjnë me faktin se ai i ka takuar një elite politike e cila ka shkaktuar luftëra të përgjakshme në ish-Jugosllavinë, pasojat e të cilave ndihet edhe sot e veçmas ato po reflektohen ende në pozitën e palakmueshme të pakicave nacionale në republikën e Serbisë”, ka thënë Kamberi, raporton Gazeta Express