Shaip Kamberi përplaset keq me ministrat e Vuçiqit në Parlamentin serb

LAJME


Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, përsëri është treguar i zëshëm. Këtë herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, deputeti shqiptar ka pasur një polemikë me ministren e Integrimeve Evropiane, Jadranka Joksimoviq, dhe me shefin e Grupit Parlamentar të SNS-së, Aleksandar Martinoviq.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, Kamberi, ka publikuar një pjesë të deklaratës së tij drejtuar Joksimoviqit dhe Martinoviqit, në lidhje me demokracinë, pasi që kishte qenë Joksimoviq, ajo e cila i kishte thënë Kamberit se shenjë e demokracisë është edhe pjesëmarrja e tij në Kuvendin e Serbisë.

“Pjesëmarrja ime në parlament është rezultat i pjesëmarrjes në zgjedhje dhe përkrahjes së qytetarëve. Demokracia e as shteti nuk më kanë dhënë dhuratë këtë mandat. Nuk më keni falë ju asgjë. Nuk është kjo e drejtë të cilën me zemërgjerësi na ka fal shteti.

Nëse të drejtën time për të folur lirshëm e konsideroni si rezultat të jashtëzakonshëm të demokracisë, atëherë, zonja dhe zotërinj, Ju keni probleme serioz me demokracinë”, ka thënë ndër të tjerash Kamberi.POSTIMI I PLOTE I KAMBERIT