Shefi i NATO-s ‘godet’ fuqishëm Vuçiçin, ia thotë në sy: Do ta mbrojmë Kosovën

LAJME


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se nuk ka ndryshime në praninë e NATO-s në Kosovë, e as që pritet të ketë, pasi, sipas tij, të 30 vendet anëtare janë të përkushtuara për vazhdimin e mandatit.

Stoltenberg i bëri komentet pas takimit që zhvilloi të hënën me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel. Ditë më parë, Vuçiq tha se ka “ka informacione se një shtet i madh i NATO-s do të kërkojë largimin e misionit të NATO-s, KFOR, nga Kosova”.