Shqipëria, 45 ditë në ‘luftë’: Zbarkojnë më shumë se 30 mijë trupa të NATO (VlDE0)

LAJME


Shqipëria do të kthehet për 45 ditë në mikëpritësen e mijëra trupave ushtarake nga shumë vende të Evropës, si pjesë e Aleancës së Euroatlantikut.

Zbarkimi më i madh ushtarak nis në 1 maj dhe përfundon në 14 qershor në një stërvitje, të parën e këtij lloji në Shqipëri, që prej kohës kur vendi ynë u rreshtuar përkrahës Aleancës Ushtarake.

Jo vetëm kaq, por kjo stërvitje ushtarake konsiderohet si më e madhja në të gjithë Evropën në 25 vitet e fundit, duke e kthyer vendin tonë në hartën e vendeve që shënojnë emrin në librin e artë të stërvitjeve të Natos.