Shqipëria deri në vitin 2050 parashikohet të humbasë 25% të Popullsisë, shkruan Media prestigjoze “The Economist”

LAJME


Jepen të dhënat: Në vitin 2050 Shqipëria do të humb çerekun e popullsisë

Shqipëria deri në vitin 2050 parashikohet të humbasë 25 % të popullsisë së saj, shkruan media prestigjoze “The Economist”.

“Projeksionet vlerësojnë se deri në vitin 2050, Bullgaria do të ketë humbur 39% të popullsisë së saj krahasuar me 1989, Bosnja 37%, Rumania 31%, Serbia dhe Kroacia 24%, dhe Shqipëria 25%” shkruhet në artikull.

Në artikullin që i kushtohet Ballkanit, të shkruar nga Tim Judah, vihet theksi në tkurrjen e popullsisë të vendeve gadishullit tonë që vjen për dy motive kryesore: Emigrimin masiv dhe rënien drastike të lindshmërisë që ka zbritur në shumë më pak se dy fëmijë për çift.