SHQIPËRIA E VITIT 1918 DHE PANDEMIA E GRIPIT SPANJOLL: NA LEJONI T’I HAPIM KAFEHANET!

LAJME


P andemia e gripit spanjoll e vitit 1918, njihet si një nga p andemitë më v dekjeprurëse në histori. Numri i v iktimave llogaritet nga 20-50 milionë persona. Kjo p andemi preku edhe Shqipërinë.

Gjatë p andemisë, katundaritë apo bashkitë e Shqipërisë, kanë bërë përpjekje – përmes shpërndarjes së afisheve informuese – për t’iu shmangur i nfektimit nga virusi v dekjeprurës. Në Arkivin e Shtetit gjenden disa dokumente të Bashkisë së Elbasanit, që tregojnë masat që janë marrë në të periudhe: Informimi për masat parandaIuese, ndalimi i grumbuIIimeve publike, mbyllja e kafeneve, vendosja e s htetrrethimit, ndalimi i lëvizjeve nga njëri qytet në tjetrin apo lëvizja me leje të posaçme…

Një prej dokumenteve interesante është një kërkesë që pronarët e kafeneve në Elbasan, të cilët kërkojnë që të lejohet që të hapin lokalet e tyre që ishin mbyllur me urdhër, si masë parandaIuese për përhapjen e p andemisë. Kërkesa mban datën 25 dhjetor 1918 dhe është përpiluar në zyrën avokatore “A. Sinan & Floqi” në Elbasan. Kjo kërkesë mban nënshkrimin e pesë pronarëve të kafeneve të cilët i kërkojnë nënkryetarit të Katundarisë që të mos ndiqen ‘standarde të dyfishta’ në hapjen e kafeneve.

“Me u rdhën të Katundarisë, kafehanat t’ona nga puna e s mundjes qi kishte ranë në qytet ishin mbyllë për 10 ditë. Po prej ditës qi u dha u rdhni e deri sot kanë kaluar 12 e ma tepër ditë”, shkruhet në letër.

Më tej evidentohet se disa kafene janë hapur me u rdhra të veçantë dhe se e njëjta gjë duhej të bëhej edhe për ta.

“Kanë mbetë vetëm kafehanat t’ona pa u çel edhe këjo në dam t’onin, të cilët sikurse e dini me këto kafehana po përmbjamë shtëpijat t’ona. Prandaj nga shkaku i pushimit të s ëmundjes edhe pas urdhnit të dhanun qi disa kafehana të çilen, ju lutem f ort të jepni urdhën qi edhe kafehanat t’ona të çilen e të punojnë si ma përpara”, mbyllet letra.

P andemia e G ripit Spanjoll p ërfundon në prillin e vitit 1920. /Scan/