Shqipëria, në Enciklopedinë polake të vitit 1859

LAJME


Në tekstin e mëposhtëm mund ta gjeni përmbajtjen e botuar në Enciklopedinë e përgjithshme polake të vitit 1859, që flet për Shqipërinë dhe shqiptarët. Tekstin e përktheu Leonard Zissi.

Shqipëria është një provincë në Turqinë evropiane dhe ka një sipërfaqe prej rreth 700 milje katrorë [rreth 75.000 kilometra katrorë, sepse 2,1 milje katrore tokësore maksimale atëherë përbënte 106,19 kilometra katrorë – L.Z.]. Në veri kufizohet me Malin e Zi, Bosnjën dhe Serbinë, në lindje me Maqedoninë dhe Thesalinë, në jug me mbretërinë e Greqisë dhe në perëndim me Detin Jon dhe Detin Adriatik.

Jo shumë larg kufirit lindor ngrihen majat e maleve Bora-Dag dhe Pindit, prej të cilëve, i pari është pjesë e vargmaleve Çar-Dabu.Më tej, në drejtim të perëndimit, paralelisht vazhdojnë vargmalet e Kandavaskit që, nga njëra anë formohen me vargje kodrash të ulëta, ndërsa nga ana tjetër me tarraca të thepisura që bien poshtë drejt bregut të detit.

Ato formojnë këneta dhe laguna që kundërmojnë një aromë fort të keqe.LEXO ME TEPER