Shqiptari në krye të njësisë speciale “Rangers” në Ushtrinë e Maqedonisë

LAJME


Nënkoloneli Mentor Saiti nga Gostivari është emëruar komandant i njësitit speciaI ushtarak “Rangers” të Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut. Ai është një kuadër i dalluar ushtarak, i cili përpos akademisë ushtarake, ka kryer edhe specializim në Akademinë e ushtrisë tokësore të SHBA-ve.
Gjatë qëndrimit në SHBA ai ka shënuar rezultate të shkëlqyera dhe është vlerësuar si ushtarak i dalluar, duke marrë edhe një titull si qytetar nderi i qytetit Levenvort në Kansas të SHBA-ve.

Ai gjatë kohë ka qenë pjesë e njësitit “Rangers”. Kjo është një nga gradimet e para udhëheqëse të shqiptarëve në Ushtrisë së Maqedonisë, ku përfaqësimi në hierarkinë udhëheqëse është ende u ulët. Mentor Saiti është nga Gostivari dhe se është adhurues i sporteve të ndryshme.