Shqiptari pretendon se Marlboro e përdori fotografinë e tij pa e pyetur, kërkon dëmshpërblim

LAJME


Strugalajm shkruan se një denoncim i pazakontë ka ardhur nga Emin Muca nga Veleshta e Strugës, i cili pretendon se para disa kohësh nga një familjar i tij në Gjermani është informuar se në paketën e cigareve Marlboro të këtij shteti është stampuar imazhi i tij (fytyra e tij) si paralajmërim për dëmet që i sjellë duhani.

Ai tregon se këtij pretendimi nuk i ka besuar, por kur vet ka parë nga afër paketën e cigareve është bindur plotësisht që imazhi i përdorur nga Philip Morris është i tij .

Muca nënvizon se me gjasë imazhi i tij është marrë gjatë kohës që ai është trajtuar në një Spital në Zvicër, pas një aksidenti në punë. Ndërkohë, Muca saktëson se tashmë ai edhe në rrugë ligjore do të ndjekë këtë problematikë sepse pretendon se i janë shkelur një sërë të drejtash që atij ia garantojnë si ligjet në fuqi në Gjermani apo Maqedoni, por edhe konventat ndërkombëtare që rregullojnë të drejtën e autorit.

Avokati i njohur nga Struga, Adrian Useini, i kontraktuar nga Muca për këtë, saktëson se tashmë ata si palë kanë kërkuar ekspertizë nga Enti Shtetëror i Maqedonisë për Ekspertizë për të vërtetuar pretendimin se imazhi i stampuar në paketën Marlboro në Gjermani është i klientit të tij.

Nëse ky pretendim saktëson avokat Useini certifikohet nga ky institucion shtetëror, atëherë çështja do të zhvendoset në Gjermani.Hvp markvtingun 5 sekvnda dhe shfvqen Pvmjet EkskIvzive

“Nëse provojmë këtë pretendim atëherë klientit i janë shkelur një sërë të drejtash nga kompania Philip Morris dhe për pasojë do të duhet të mbajë përgjegjësi që nuk ka kërkuar aprovim nga Emin Muça për imazhet e shfrytëzuara’’deklaroi Useini.Hvp markvtingun 5 sekvnda dhe shfvqen Pvmjet EkskIvzive