Shqiptari që i këndoi Erdoganit, befason me deklaratën e tij pas kritikave që mori

LAJME


Këngëtari fierak Guri Rrokaj flet pas vargjeve që i thurri presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, këngë që u bë virale në internet e ngjalli reagime të shumta. Ai ka treguar dhe arsyet se pse e bëri këngën, ndërsa jugun e vendit e quajti “vilajet” në nderim të Erdoganit.

Si krijues dhe si këngëtar më shtyu mbështetja e madhe që ai na dha. Sa dëgjova lajmin se do bëhej spitali, e studiova në vetvete disa herë, dhe brenda një afati treditor bëra tekstin, melodinë, u konsultova me shokët, e këndova, inçizova dhe më pas e nxora në televizor. Mesazhin e madh e thotë kënga, te ndihma që Erdogan na ka dhënë në vazhdimësi”, shprehet Rrokaj. Ndërkohë sa i takon reagimeve që ka pasur për këngët e tij, Rrokaj pati një mesazh dhe për gazetarët e “Stop” që u tallën me të.Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Ata gazetarët e Stop të Tv Klan u them që non-stop japin filma turk, e më pas merren e trajtojnë këtë punës si të duan ata. Guri Rrokaj është këngëtar që u ka kënduar dëshmorëve, më patriotë se mua nuk ka. Nuk e v ras mendjen për këta që grijnë sallatë për mua, thotë më tej këngëtari në një intervistë për FaxWeb.