Sondazhi grek: Shqiptarët nuk identifikohen me turqit, 61% pro nesh

LAJME


Gjashtë në 10 shqiptarë, ose 61 % e të anketuarve, kanë pikëpamje pozitive për Greqinë dhe vetëm 12% e të pyeturve kishin mendim n egativ. Turqia ka një imazh pozitiv në opinionin publik shqiptar, por qytetarët shqiptarë nuk ndihen veçanërisht të lidhur, siç ndihen me disa vende perëndimore si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermaninë dhe Italinë.

Këto janë disa nga përfundimet e raportit të ELIAMEP (Fondacioni Grek për Politikën e Jashtme dhe Europiane), me titull “Perspektivat”. Në raport rezulton se identifikimi i Shqipërisë me Turqinë ose interesat turke, siç ndodh shpesh nga media në Greqi, nuk k0nfirmohet nga gjetjet e s0ndazheve të 0pinionit publik.

Shqiptarët janë përgjigjur se çështja e përcaktimit të zonave detare është në krye të listës së problemeve në marrrëdhëniiet midis dy vendeve. Sipas opinionit publik shqiptar, pakica greke në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi janë ura të rëndësishme që i afrojnë të dy popujt.

Në pyetjen, “Kush është miku më i mirë i Shqipërisë?”, Greqia është në vendin e 5-të, ndërsa Turqia nuk është ndër vendet kryesore.