SubhanAllah! / Shkenca vërteton edhe një mrekulli mjekësore të Pejgamberit a.s.

LAJME


Aisheja r.a. rrëfen se: “Pejgamberit (a.s.) ia sillnin fëmijët e vegjël (foshnjat) dhe ai i lutej Zotit t’i bekojë ato dhe me një hurmë të përtypur (ose me diçka tjetër të ëmbël) ua fërkonte qiellzën e gojës dhe mishin e dhëmbëve”. Këtë na ka mësuar Pejgamberi ynë a.s. para 14 shekujve, ndrësa shkenca sot thotë: Xheli nga sheqeri (Sugar gel) ju ndihmon foshnjave të lindura para kohe.

Një dozë sheqeri që i jepet fëmijës në formë të xhelit me të cilin fërkohet pjesa e brendshme e gojës është një mënyrë e lirë dhe efektive për t’i mbrojtur bebet (foshnjat) e lindura para kohe kundër dëmtimeve të trurit, thonë ekspertët.

Endi Kol (Andy Cole) udhëheqës i shoqatës Bliss për ndihmë foshnjave të lindur para kohe, thotë: “Ky është një hulumtim i ri shumë interesant dhe është gjithmonë mirëseardhur çdo gjë që ka potencialin për t’i rritur mundësitë e mbijetimit për foshnjat e lindura para kohe ose foshnjat e sëmura.