Televizioni Boshnjak “Global”: Shfaq Kosovën të ndarë nga Serbia, reagime të ashpra nga Beogradi

LAJME


Flamuri i Kosovës është shfaqur gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të emisionit të ri “Global” në televizionin boshnjak “BN”, transmeton Gazeta Express.Flamuri i shtetit të Kosovës u shfaq në ekran pranë flamujve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. BN TV u vu në qendër të vëmendjes së mediave serbe, të cilat e cilësuan skandal atë që ndodhi.

Për këtë pati edhe disa reagime tjera, në të cilat ky televizion cilësohej si a ntiserb dhe bëhej thirrje për b0jk0timin e tij.Në fund të marsit, në të njëjtin emision në BN TV, Kosova u shfaq e n darë nga Serbia.Më parë, televizioni i drejtuar nga gazetari Marko Jeremiq e kishte shfaqur hartën e Sanxhakut me vija të theksuara të kuqe duke e n darë atë nga Serbia dhe Mali i Zi.

BN TV është pjesë e kompanisë së rrjetit televiziv RTV BN e cila u t hemelua në 5 maj 1998. Ky televizion transmeton kryesisht në gjuhën serbe duke përdorur alfabetin cirilik.