Termocentrali 1.4 miliardësh do bëjë revolucion në ekonominë e Kosovës

LAJME


Philip Kosnett, është edhe përfundimi i humbjeve vjetore qindra-milionëshe të bizneseve, të shkaktuara nga furnizimi jo i rregullt me energji elektrike.

“Termocentrali 1.4 miliardësh do bëjë revolucion në ekonominë e Kosovës”, kishte thënë ambasadori i ri Amerikan në fjalimin e tij në Senatin Amerikan pak kohë më parë.

Sipas tij, furnizimi jo i rregullt me energji elektrike i kushton ekonomisë së Kosovës rreth 415 milionë dollarë në vit. Gjatë shpalosjes së planit të tij të veprimit dhe objektivave për Kosovë, Kosnett ka thënë se do të avokojë për zbatimin e strategjisë gjithëpërfshirëse të energjisë në Kosovë, që nënkupton energji tradicionale dhe të ripërtërishme, shkruan gazetametro.net.

“Furnizimi jo i rregullt i kushton ekonomisë së Kosovës rreth 415 milionë dollar në vit, ose afërsisht 6 për qind të GPD-së. Unë do të avokoj për zbatimin e strategjisë gjithëpërfshirëse të energjisë në Kosovë, që nënkupton energji tradicionale dhe të ripërtërishme”, kishte thënë ai në fjalimin e tij në Senatin Amerikan pak kohë më parë.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh besimin që një pjesë e konsiderueshme e sfidave me të cilat bizneset janë përballur në fushën e energjisë do të gjente adresën e zgjidhjes përmes ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re”. Këto pretendime mbështeten edhe nga raporte të USAID.

Ndryshe, Kosova ka nënshkruar marrëveshje me kompani amerikane për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re, termocentral ky që pritet t’i japë fund humbjeve vjetore prej qindra miliona eurosh. Termocentrali do të zvogëlojë dukshëm vlerat e ndotjes, të shkaktuara nga njësitë e termocentralit ekzistues ‘Kosova A’.