Tomë Gashi i bën xhelozë militantët tjerë të VV-së me besnikërinë që sapo ka treguar për Kurtin

LAJME


Avokati i mirënjohur kosovar, Tomë Gashi, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook duke dëshmuar besnikërinë ndaj pushtetit të ri në ardhje, atij të Albin Kurtit dhe partisë së tij.

Në statusin e tij jepen datat e qeverive që Gashi thotë se Kurti do t’i ketë në dispozicion.

Sipas tij, Kurti do ta qeveris vendin edhe për tri mandate tjera, duke shkuar deri në Qeverinë Kurti 4 dhe mandati i të cilës do të përfundonte potencialisht në vitin 2033, përcjell Periskopi.

Gashi beson që gjykatat tona do të punonin jo si në Gjermani, por si në Zvicër deri në atë kohë.

Avokati i mirënjohur kishte shprehur aq shumë besnikëri për z.Kurti sa në një rast kishte përdorur edhe figurën e diktatorit nazist Adolf Hitler dhe një thënie të tij për ta mbështetur. /Periskopi