Turqia i dhuron 7.400 uniforma ushtrisë së Maqedonisë së Veriut

LAJME


Turqia i ka dhuruar uniforma ushtrisë së Maqedonisë së Veriut. 7.400 uniforma turke të dhuruara nga Turqia iu dorëzuan ushtrisë së Maqedonisë së Veriut me një ceremoni.

Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut Radmila Shekerinska dhe ambasadori turk në Shkup Hasan Mehmet Sekizkok morën pjesë në ceremoninë e organizuar në kazermën “Ilinden” në kryeqytetin Shkup.

Ministrja Shekerinska deklaroi se Turqia gjatë takimeve të NATO-s ka bërë të ditur se “stabiliteti i rajonit mund të rritet vetëm me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO”.Hvp markvtingun 5 sekvnda dhe shfvqen Pvmjet EkskIvzive