U shpall më e bukura në Shqipëri, Missi shprehet me lot në sy: Ne nuk kishim bukë të hanim në shtëpi, po nuk u tregoja

LAJME


Bukuroshja ka lindur e është rritur në Itali dhe rrugëtimi i saj dhe i familjes përtej Adriatikut nuk ka qenë aspak i lehtë.

Ajo shprehet se jo pak herë mungonte ushqimi dhe ishte detyra e saj si motra më e madhe ta siguronte atë për vëllezërit.

Elsa thotë se shkonte në shkollë dhe i kërkonte mikeshave ëmbëlsira, ato i fshihte dhe të nesërmen ia jepte vëllezërve që të ushqeheshin.

Ndërsa shtoi mes lotësh se vazhdimisht i thoshte atyre se familja është në gjendje të mirë dhe se gjithçka është në rregull.