Urgjentisht të Liberalizohen Vizat për Kosovën: Urdhëron Diplomatja Europiane Viola Von Cramon

LAJME


Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, po e mirëpret angazhimin nga Prishtina zyrtare, megjithatë pohon se ka ende një rrugë të gjatë përpara drejt pranimit të Kosovës në Bashkimin Europian.

Von Cramon shprehet se Parlamenti Evropian ka pranuar raportin e saj dhe se në këtë raport janë dërguar mesazhe të qarta Kosovës dhe Komisionit Evropian. Ajo shprehet se Parlamenti Evropian e sheh Kosovën si vend me përspektivë të qartë evropiane.