Ush.taraku Bullgar: Maqedonia mund të bëhet tërësisht Shqiptare pa qenë nevoja e ndarjes

LAJME


Ush.taraku Bullgar: Maqedonia mund të bëhet tërësisht Shqiptare pa qenë nevoja e ndarjes

Stancho Stanchev, një historian us htarak dhe lektor në Akademinë Usht arake në Sofje ka deklaruar se Bullgaria nuk ka patur ndonjëherë plan për ndarjen e Maqedonisë.Por ai i tha agjencisë Fokus se kjo ide ishte hedhur 15 – 20 vjet më parë nga Ljubco Georgievski, ish –kryeministër i Maqedonisë, transmeton INA.

“Nëse më duhet të flas rreth ndarjes së Maqedonisë mes Shqipërisë dhe Bullgarisë duhet të them se nuk ka qenë ide bullgare, por e Ljubco Georgievski, sipas të cilit në këtë mënyrë do të shpëtohej pjesa e fundit e Maqedonisë.

Eksperti ush tarak thotë se duke parë zhvillimet në Maqedoni ky shtet mund të bëhet tërësisht shqiptar pa qenë nevoja e ndarjes, pasi çështja e shqiptarëve ka qenë progresive dhe me vit pas viti ata i janë afruar më shumë kufirit perëndimor bullgar.