Ushtarët Shqipëtarë lënë gjurmë në Zvicër: Në Ushtrinë e Zvicrës këndojnë “Xhamadani Vija Vija”

LAJME


Ushtarët shqiptarë mendojnë të lënë gjurmë në shtetet e huaja. Një vendim të tillë e kanë marrë edhe disa të rinj me origjinë shqiptare, por që shërbejnë në Ushtrinë e Zvicrës. Në një v1deo që po qarkullon në “Tikt0k”, shihen pjesëtarë të ushtrisë të cilët këndojnë këngën mjaft të dashur për shqiptarët, “Xhamadani vija-vija”.

Sipas gazetës “20 minuten” kënga konsiderohet si himni jozyrtar i Shqipërisë së madhe, teksa në të thuhet: Si fijet e kësaj xhakete, aq afër janë Kosova dhe Shqipëria. Oh sa e madhe është Shqipëria”. Nën has’htagun sëissarmy v1deoja ka marrë rreth 1200 pëlqime.Për këtë ka reaguar edhe zëdhënësi i ushtrisë së Zvicrës, Daniel Reist, i cili thotë se nuk ka marrë ndonjë sinjal për v1deon, por nuk e shikon si problem.“Në këtë formë joformale në një makinë të mbyllur, kjo nuk na shqetëson.”-deklaroi Reist.Ndërkohë, një tjetër zyrtar i ushtrisë zvicerane shtoi:

“Në ushtrinë tonë shërbejnë shumë qytetarë me pasaportë dhe shtetësi të dyfishtë. Pra është e qartë se ata do të sjellin kulturën e tyre në ushtri.”thotë Tibor Szvircsev Tresch, sociolog ushtarak në Akademinë Ushtarake (Milak) në ETH Cyrih.

Sipas Tresch, nëse himni do të ishte kënduar në publik, kjo ndoshta mund të ketë pasoja disiplinore. Të tilla si në pranverën e vitit 2015, kur ushtarët në transportin publik p0zonin me flamurin shqiptar.

@swiss_army_things#swissarmy #sing #albanian #kosovo #xhamadanivijavija #kuqezi #fürdich #foryou #fy #foryourpage♬ Xhamadani Vija-Vija – Shemi & Iliret