Ushtrisë së Kosovës i shtohen edhe dy pilot helikopteri, Atdhe Hasani dhe Krenar Voca diplomojnë me sukses të larte

LAJME


Ushtrisë më të re në botë, sot janë shtuar edhe dy pilot të helikopterit. Atdhe Hasani dhe Krenar Voca kanë diplomuar me sukses nga Shkolla e Aviacionit të Turqisë “Kara Havacilik Okulu”.

Këtë lajm e kanë bërë të ditur vet ata përmes një postimi në facebook, Hasani në profilin e tij në facebook ka shkruar se ka përfunduar me rezultate të shkëlqyeshme shkollimin profesional për pilot helikopteri.

“Përfundimi i një detyre, trajnimi, shkollimi apo misioni është çështje e pa diskutueshme e çdo us htaraku. Përfaqësimi i Kosovës në mënyrën më të mirë të mundshme është obligim i yni që e kemi ndaj Atdheut, ndërsa radhitjen e Kosovës në vendet e para në mesin e shteteve tjera të botës tashmë është bërë një traditë e djemve dhe vajzave nga Kosova.

Tradita vazhdon… Sot përfundova me rezultate të shkëlqyera shkollimin profesional për pilot helikopteri në njërën nga shkollat më prestigjioze në botë “KARA HAVACILIK OKULU” në Turqi duke u radhitur në vendin e dytë, dhe si rezultat i suksesit që tregova gjatë këtij shkollimi dhe perfomancave te larta gjatë fluturimeve, jam piloti i vetëm në gjeneratë që fitoi kushtin që në vitet në vijim të kem mundësinë për ndjekjen e studimeve për instruktor piloti.