Banorët e këtij viti të “Big Brother Vip” do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij. Një mbrëmje pas finales së madhe është organizuar një ‘afterparty’ për të festuar me të gjithë ish-banorët dhe të ftuar të tjerë VIP. Intervistat kanë qenë të shumta dhe Valbona Mema nuk mund t’i shpëtonte disa pyetjeve nga gazetarët e Top Media.
Si tu duk finalja e madhe dhe çfarë të pëlqeu më shumë?
“Absolutisht, ishte e magjishme çdo gjë. Emocione, nuk kam fjalë e kam përjetuar si të ishim ne aty brenda.”
Si tu duk dasma e Luizit dhe Kiarës?
“E përkyer, e magjishme të dy të bukur.”
A do të doje të këndoje në dasmën e tyre nëse bëjnë dasmë?
“Unë jam e ftuar zemër, kam qenë e ftuar që brenda shtëpisë, unë e kam bërë dasmën e parë.”
Si të gjeti periudha pas Big Brother nga ana muzikore dhe nga ana personale?
“Unë pata pak fatin e keq sepse unë dola për një arsye shumë madhore. Pa humbjes së motrës e përjetova shumë, por publiku ishte ai që më mbështeti më dha forcë me projekte, tani del dhe projekti tjetër. Pastaj është projekti muzikor me Armaldo Kllogjerin.”