Vendet e BE-së, ku punonjësit fitojnë më shumë për një orë pune

LAJME


Për vitin 2020, kostoja mesatare për një orë pune në Bashkimin Evropian në gjithë ekonominë (përfshirë agrikulturën dhe administratën publike) ishte 28.5 euro, ndërsa në zonën euro arrin në 32.3 euro.Këto shifra janë bërë publike nga të dhënat e Eurostat, ku tregohet se vendi me nivelin më të lartë të p agesës është Danimarka, ndërsa nivelin më të ulët e ka Bullgaria.

Mes vendeve të BE-së ka një hendek të madh të nivelit të pagesës për një orë pune, ku në Bullgari arrin në 6.5€, Rumani, 8.1€, Hungari 9.9€, ndërsa vendet me nivelin më të lartë janë Danimarka me 45.8€, Luksemburgu me 42.1€ dhe Belgjika me 41.1€. Sa u takon diferencave mes sektorëve të ekonomisë, në ndërtim pagesa mesatare për një orë pune ishte 25.6 euro në të gjitha vendet e BE-së, ndërsa në shërbime ora e punës paguhet 28.2 euro. Akoma më shumë paguhen ata që punojnë në administratë publike pasi mesatarisht për një orë pune marrin 29.7 euro.

Rritjen më të madhe në krahasim me vitin 2019 e ka pasur Portugalia me 8.6%, e ndjekur nga Lituania (7.5%) dhe Sllovakia (7%). Ndërsa ulje kanë pasur Malta, Qipro dhe Irlanda.