Veterani i UÇK-se e hedh ne shitje shtepin me 1 hektar toke per Hashim Thaçin

LAJME


Zenel Ferati që i takon PDK-së dhe punon si shërbyes civil në Komunën e Mitrovicës, ka deklaruar se paratë nga shitja e tokës dhe shtëpisë do t’i dhurojë në Fondacionin për ndihmë të Thaçit.

Çmimi që i ka vendosur tokës dhe shtëpisë është 100 mijë euro dhe, siç thotë ai, të gjitha do të dedikohen për lirimin e Thaçit.

Për shtëpinë e tokën, Zeneli thotë se ka të interesuar dhe ka disa telefonata serioze. I pyetur nëse posedon tjetër shtëpi, ai ka treguar se ka edhe një tjetër në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë dhe një banesë në Mitrovicë.Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen