Vjosa Osmani para gazetares më të famshme në botë, vjen reagimi i parë për paraqitjen e saj

LAJME


Shasha: Paraqitja e Osmanit në CNN, sikur me shiku finalen e Majlinda Kelmendit në Olimpiadë apo Dua Lipën në Grammys. U.d së presidentit, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një bisedë me televizionin e njohur amerikan CNN. Krenar për paraqitjen e Osmanit para gazetares më të famshme në botë Christiane Amanpour, është shprehur drejtori i Institutit EPIK Demush Shasha.

Ai ka thënë se biseda e Osmanit nuk ishte e rëndësishme vetëm në aspektin simbolik, por sipas tij, raportimi ndërkombëtar lidhur me lajmet për Kosovën po ndryshon. “Për vite me radhë Kosova ka zënë tituj ndërkombëtar me lajmet e lidhura me krimin dhe korrupsionin. As kontratat milionëshe për kompanitë prestigjioze marketingu nuk kanë bo punë”, ka shkruar Shasha në një postim në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Sot Vjosa në bisedë me gazetaren më të famshme në botë sjelli Kosovën para ekraneve të miliona njerëzve në mbarë botën. Duhet të pranoj që ishte ndjenje e veçantë të ndihesh krenar me përfaqësimin që Vjosa i bënte Kosovës në CNN. Pak a shumë sikur me shiku finalen e Majlinda Kelmendit në Olimpiadë apo Dua Lipën në Grammys.

Biseda e Vjosës me Amanpour nuk ishte vetëm e rëndësishme në aspektin simbolik. Për pak minuta Vjosa foli për potencialin e rinisë së Kosovës, vizionin për një Kosovë prosperuese dhe nevojën për të mbajtur Serbinë përgjegjëse për krimet në Kosovë.

Për vite me radhë Kosova ka zënë tituj ndërkombëtar me lajmet e lidhura me krimin dhe korrupsionin. As kontratat milionëshe për kompanitë prestigjioze marketingu nuk kanë bo punë. Me kalimin e çdo dite kjo po ndryshon.