Vuçiç: “As mos e ëndërroni që Serbia do ta njohë Kosovën!”

LAJME


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të mërkurën se autoritetet në Prishtinë as nuk duhet të ëndërrojnë që Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Ai iu përgjigj kështu pretendimeve të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se prapa gjitha “non papers” të kohëve të fundit qëndron Serbia.