Vuçiç: “As që më bie ndërmend të flasim për luftë!”

LAJME


Serbia dëshiron raporte partneriteti dhe miqësie me Bosnje dhe Hercegovinën dhe entitetin e Republika Sërbskas, ka thënë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq gjatë një vizitë në Banja Llukë.

“As që më bie në mend të flasim për lutfë dhe me ata që bëjnë thirrje të tilla”, tha Vuçiq, pasi u pyet nga gazetarët që të komentojë deklaratat e disa politikanëve në Bosnje se nuk ekziston asnjë mundësi për një ndarje paqësore midis entiteteve të Bosnje dhe Hercegovinës, pas informacioneve se kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha i ka dorëzuar Brukselit zyrtar, të ashtuquajturën “non-paper”, ku thuhet se procesi i dezintegrimit të ish-Jugosllavisë nuk është finalizuar.