Vuçiç dorëzohet para Gjermanisë: Ja çfarë thotë tash për Kosovën

LAJME


Ne kemi vendosur – qëllimi ynë është dhe mbetet BE-ja. Kështu tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq në një intervistë me të përditshmen gjermane “Handelsblatt”, me ç’rast shtoi se duhet kompromis për çështjen e Kosovës.

Vetëm në këtë mënyrë mund të ketë paqe të qëndrueshme. Serbia dhe unë duam paqe. Le të ndalojmë çmendurinë e së kaluarës. Atëherë i gjithë rajoni mund të bëhet motori i rritjes së re për Evropën”.

Vuçiq tha se rruga serbe ndjek rrugën gjermane për në Evropë dhe se Serbia dëshiron një shans të drejtë, përcjell Kosovo Online, transmeton Klankosova.tv.