Vucic Dorzohet: “ E Pranoj, Kurti Me Beri Per Spital…Nuk Ndjehem Mire”

LAJME


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se marrëveshja e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i lë në përdorim targat serbe, por, sipas tij, vetëm në veri të Kosovës.

Një pengesë tjetër është se marrëveshja mundëson përdorimin e targave serbe, por realisht do të jetë e mundur vetëm në veri të Kosovës, shkruan mediumi serb, B92 duke cituar Vuçiqin.

“Për serbët në pjesën tjetër të Kosovës, nuk është aq probIematike sepse të gjithë tashmë kanë targa KS”, citohet të ketë thënë presidenti serb.

“Ne nuk mund të heqim dorë dhe të themi se ekziston një republikë e Kosovës me një stemë, ne i vendosim një afishe. Regjimi mbetet i njëjtë siç ishte deri më tani sa i përket Serbisë qendrore”, tha Vuçiq në një konferencë për media në Nish, pasi iu kërkua t’i specifikonte detajet e marrëveshjes.