Vuçiç kërcënon hapur Kosovën para ushtrisë serbe: “Ushtarët e mi rrini gati, nëse u thërrasim e di se përgjigjeni!”

LAJME


Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka bërë një paraqitje k ërcënuese para ushtrisë së shtetit të tij në Kralevë. Vuçiq është paraqitur nga atje duke porositur ushtarët serbë që të “rrijnë në gatishmëri”.

“Rrini gati, punoni, ushtrohuni, ne do ta bëjmë më të mirën që t’ua lehtësojmë jetën. Që ju të keni një të ardhme të sigurt. Nëse Serbia u thërret të mbrojë njerëzit e saj, e di që ju do të përgjigjeni. Faleminderit për këtë”, ka thënë Vuçiq.