Vuçiç: “Kufijtë e Serbisë janë me Kosovën dhe Bosnjën brenda!”

LAJME


Presidenti serb, Aleksandar Vucic deklaroi se qëndrimi i tij karshi dokumentit slloven i cili këto ditë ngjalli debat të as’hpër në gjithë rajonin është kundërs’htues, shkruan Gazeta Metro.

“Kufijtë ekzistues janë Serbia me Kosovën dhe Metohinë dhe tërë BeH, ndërsa respekton integritetin e Republika Srpskas brenda BeH”, tha Vuçiq.Ai theksoi në TV B92 se ky është qëndrimi i tij dhe se duhet të respektohet sipas kushtetutës së Serbisë.Vucic tutje tha se askush nuk i reagon kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti kur ai përmend bashkimin me Shqipërinë.

“Çdo ditë keni këcrcënime për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë nga Tirana dhe Prishtina, dhe ata heshtin çdo ditë. Ata e duan Kurtin. Nga Rada Trajkoviq, Vuk Jeremiq, Dragan Gjilash, të gjithë e duan Kurtin që qëndron për Shqipërinë e Madhe”, tha Vuçiq.Ai shtoi se përfaqësuesit e asaj shoqërie civiIe nuk ishin “ç’mendur” nga bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë, por nga fakti që dikush përmendi RepubIikën Srpskan.

“Nëse tashmë po flasim për diskutime inteIektuale dhe ndryshueshmërinë e kufijve, atëherë duhet të flasim edhe për mënyrën se si ndryshuan kufijtë e Serbisë ndërsa qeveria e atëhershme ishte e heshtur në vitin 2008”, shtoi Vuçiq.

“Dhe kur ju nga Perëndimi po e c0pët0ni Serbinë, atëherë kjo është në rregull dhe pastaj kufijtë janë të ndryshueshëm, nëse përmendet ndonjë gjë tjetër, atëherë “jo – jo””, komentoi Vuçiq.“A mendoni se ne jemi të gjithë hov që mund të rrihen në kokë me një shkop, si eksperti që shkoi në Podgoricë dhe u shpjegoi të gjithëve se Vuçiq nga Serbia nuk mund të ketë një ministër në Malin e Zi, dhe Rama dhe Thaçi munden? Dhe në Maqedoni… Vetëm Serbët nuk mund të kenë asgjë?”, tha Vuçiq.

Presindeti serb tha se Serbia po punon për afrimin e pozicioneve të Kosovës dhe Serbisë.“Por nëse dikush thotë se ai mund të presë rezultatin e dialogut, për çfarë do të ngutemi?”, pyeti Vuçiq.Ai tha se duke komentuar deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se Kosova mund të presë zgjidhjen e probIemeve me Serbinë, Vuçiq k0nfirmoi se së shpejti do të udhëtojë në Bruksel dy herë.Ai kujtoi se ish qeveria serbe, e udhëhequr nga Tadiq dhe Jeremiq, “vendosi të zhvendoste dialogun nga Kombet e Bashkuara në Bashkimin Evropian”.

“Këta njerëz (në Bruksel) po e bëjnë punën e tyre në një mënyrë k0rrekte, qëndrimet e Beogradit dhe Prishtinës janë diametrike, atoa janë larg dhe Brukseli nuk mund të ndihmojë shumë këtu”, tha ai. “Por ne jemi duke punuar në qëndrime konverguese”, shtoi Vuçiq.Ai përsëriti se beson se është më mirë të mos ketë një konfIikt të ngrirë me Kosovën dhe, siç tha ai, “t’ua lëmë fëmijëve tanë ta zgjidhin atë”. /Lajmi.net/