Vuçiç lëshon kërcënimin e fortë për Kosovën

LAJME


“Nëse dikush merr vendimin për njohjen e Kosovës shtet të pavarur, ne do të nisim menjëherë fushatën tonë për tërheqjen e njohjeve të saj”, deklaroi presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

Komentet e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan duket se e kanë nga cmuar aq shumë kreun e shteti serb, sa prej dy ditësh ai vazhdon t’i kthehet kësaj teme, këtë radhë me një paraIajmërim të hapur.

“Kam shumë respekt për presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan dhe duam marrëdhëniet më të mira me Turqinë, por ne kemi vendin tonë dhe interesat tona e do të sillemi në përputhje me to”, tha Vuçiç.