Vuçiç: “Shqipërinë Etnike, e duan Lulzim Basha dhe Sali Berisha!”

LAJME


Vuçiç ka folur rreth zgjedhjeve në Shqipëri që do të zhvillohen më 25 prill. Vuçiç duke u bërë presidenti i parë serb që flet për zgjedhjet në vendin tonë, ka thënë se po i ndjek sondazhet e dhëna, ku sipas tij kundërshtarët politik janë me nga dy përqind larg.

“Unë jam duke ndjekur nga afër hulumtimet e opinionit publik, dhe dallimi është rreth 2 përqind dhe unë nuk përcjell hulumtime pa lidhje jo serioze të hulumtimit publik po ato që janë shumë serioze. Dhe në fakt dallimi është nga 1 në 3 përqind” ka thënë Vuçiç.

Sipas asaj që pretendon Vuçiç, pas kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha qëndron ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas Vuçiç, ata flasin për një Shqipëri Etnike dhe ai ndihet krenar që po i pengon.