Vuçiq ndjehet i turpëruar para Mediave!: Pavarësia e Kosovës nuk ishte ilegale! Ky një turp që ia bëmë vetes!

LAJME


“Nëse pyes anëtarët dhe funksionarët tuaj, se cila është zgjidhja, cili është kompromisi me të cilin do të ishin të kënaqur, nga asnjëri prej tyre nuk do të marr përgjigje. Ne serbët jemi të kënaqur vetëm nëse marrim m aksimumin”, tha Vuçiq, duke folur në Kongresin 10 të Partisë Socialiste (SPS), të Ivica Daçiqit, përcjell Telegrafi.

Siç raporton Tanjugu, Vuçiqi ka thënë se i është mirënjohës SPS për punën e përbashkët me SNS që p0zicioni i Serbisë të jetë pak më i fortë, që të mund të lutfojnë për të fituar më shumë për popullin serb në Kosovë.

Vuçiq thotë se “kur Ivica Daçiq filloi bisedimet me shqiptarët, nuk kemi pasur asgjë”.

“Lërini tregimet e shumë prej tuajve dhe tanëve se gjithçka ishte e jona. Asgjë nuk ishte e jona. Ata kanë vënë kufirin midis Serbisë qendrore dhe Kosovës në Jarinje dhe Bërnjak. Të gjitha ua dhanë atyre. Ua dhanë ve rdiktin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të vitit 2010 se shpallja e pavarësisë [Kosovës] nuk ishte akt ilegal. Ky është t urpi më i madh që ia kemi bërë vetes. Dhe sot është e vetmja gjë që për të cilën ekspertët tanë po përpiqen të bëjnë diçka dhe nuk mund ta mbrojmë atë”, tha Vuçiq.

Për të gjitha këto, Vuçiq thotë se “mund të ‘falënderojmë’ disa tipa të papërgjegjshëm në politikë”.

“Pyesni Daçiqin çfarë i thanë derisa ata ishin në k0alicion – ‘e falënderojmë Zotin që e hoqëm qafe këtë’. Për asgjë nuk kanë menduar, kurse tani janë në gjendje të na predikojnë. Ndërsa tani situata është shumë më e vështirë. Ne, megjithatë nuk kemi asnjë problem për të kryer punë të rënda”, tha Vuçiq.