Vuçiq: Pak kush i di kufijtë e Serbisë e të Kosovës, prandaj është e rëndësishme marrëveshja midis tyre

LAJME


Gjermania mbështet gatishmërinë e Beogradit e të Prishtinës për vazhdimin e dialogut dhe normalizimin e marrëdhënieve midis tyre. Kështu u shpreh zëvendëskryesuesi i fraksionit në pushtet CDU/CSU në Bundestagun gjerman, Johan Vadeful, pas takimit me presidentin e Serbisë, aleksandar Vuçiq, transmeton Koha.net.

Ndërsa Vadeful ka ripërsëritur pozicionin gjerman rreth ndryshimit të kufijve midis Serbisë e Kosovës, për mosndryshimin e tyre, Vuçiq ka përmendur orientimin e Serbisë që për hir të të ardhmes paqësore të vendit dhe gjithë rajonit të punojë për arritjen e zgjidhjes kompromise me Kosovën, e cila, siç citohet të ketë thënë ai, do të mbronte interesat e shtetit tonë dhe interesat kombëtare.

Vuçiq është shprehur se pakkush në botë e din me siguri se cilët janë kufijtë e Serbisë dhe cilët ata të Kosovës, prandaj konsideron se marrëveshja e serbëve me shqiptarët është me rëndësi vendimtare për të dy popujt.