Vuçiq pas takimit me Kurtin!: Zgjidhjet me Kurtit nuk kaluan! Pavarësia dhe Sovraniteti i Kosovës mund ta përfshijë gjithë Kosovën!

LAJME


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se Kosova do të fitojë pavarësinë dhe sovranitetin në tërë territorin, por jo se ai do ta njohë Kosovën, por për shkak se nuk kaloi zgjidhja që ai ka ofruar, mirëpo ai nuk ka specifikuar saktësisht se çfarë kishte ofruar dhe kujt.

Presidenti serb ka thënë në TV ‘Pink’ se “ajo që ka ofruar nuk ka mundur të kalojë për shkak të presi0nit të madh të disa shteteve dhe shërbimeve të tyre të inteligjencës, të cilat kanë aktivizuar agjenturat e tyre politike e mediatike në vende të ndryshme”.

Ai më tej tha se, ata që e kritikojnë fillimisht kanë thënë se nuk kishin dëgjuar asnjë zgjidhje dhe propozim prej tij.

“Ju e shihni se çfarë hip0krizie e përgjithshme. Thoni se, nuk e keni dëgjuar se çfarë përmban ai propozim për Kosovën. Pajtohem, që nuk keni dëgjuar! Pse atëherë e keni krit ikuar propozimin? Shkaku i kësaj më keni përgojuar në mënyrë metaforike, por nuk keni dëgjuar as çfarë është ai plan. Tash kur them se dës htoi, thoni se nuk e keni dëgjuar pr0pozimin. Pse atëherë kritikuar, pa dashur as të dëgjoni”, pyeti Vuçiç,

Ai shtoi se u organizua dialogu i brendshëm, por një pjesë e opozitës nuk ka paraqitur propozimin e saj për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

“Tash ju pyes juve, cila është zgjidhja tani, përveç që Kosova në të ardhmen, jo me vullnetin tim, sepse unë nuk do ta pranoj, do ta fitojë pavarësinë dhe sovranitetin në tërë territorin e saj. Pastaj unë do të pyes shumë nga ata që pr0te stuan dhe thanë shumë gjëra – pse e keni bërë këtë dhe si është e mundur që nuk keni qenë në gjendje të shikoni realitetin dhe keni pen guar që Serbia të fitojë diçka për popullin dhe vendin e saj”, tha Vuçiç.