Vuçiq: Për Amerikën pavarësia e Kosovës është kryer

LAJME


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është shprehur për “Zërin e Amerikës” në gjuhën serbe, se në lidhje me Kosovën Shtetet e Bashkuara e kanë arritur atë që duan qysh më 2008. Prandaj pozita jonë në SHBA është më rëndë se në vende të tjera, citojnë mediat e Beogradit, transmeton Gazeta New Born.

Ai ka rikujtuar se atëherë qeveria serbe pas shpalljes së pavarësisë të Prishtinës dha vetëm një komunikatë se “SHBA njohën pavarësinë e Kosovës, kjo nuk do të ndryshojë, kërkojmë të lutfojmë për interesin tonë”. Ai po ashtu dekIaroi se autoriteteve amerikane u ka thënë se “nuk e pranojmë që shqiptarët e Kosovës të fitojnë të gjitha e ne asgjë”.

I pyetur se cili do të mund të ishte rezultati përfundimtar i dialogut midis Beogradit e Prishtinës, Vuçiq ka r ikujtuar pr0pozimin për rikufizim që nuk kanë dashur ta mbështesin në bashkësinë ndërkombëtare, shqiptarët dhe shumë politikanë në Serbi, të gatshëm të mbështesin interesat shqiptare dhe të mos përkrahin interesat serbe, citohet të ketë deklaruar Vuçiq.

“Bashkimi Europian, sidomos Gjermania, është k undër r ipërca ktimit të kufirit, ndërsa SHBA janë të hapura dhe nuk u intereson çfarë do të jetë marr.ëveshja. Ata nuk janë të entuziazmuar me këtë ide, meqë ata e kanë njohur Kosovën në këta kufij, por do të dëshironin vetëm të arrihet njohja e ndërsjellë”, ka theksuar Vuçiq dhe ka shtuar se pozita e Serbisë është më e rëndë në SHBA se në vendet e tjera për shkak të pikëpamjeve të ndryshme rreth kësaj çështjeje.

Vuçiq ndërkaq ka shtuar se ai nuk do të dëshironte të fliste për rrjedhën përfundimtare të dialogut, sepse, siç ka thënë, në atë rast vetë serbët do të dëshironin të largohen nga negociatat, që tash askush nuk e do.

Ai ka shtuar ndërkaq se gjatë gjashtë-shtatë vjetëve të fundit në Serbi është shfaqur një f0rcë e re “që disa përpiqen ta shpjegojnë se si në Kosovë ka pak interesa serbe”.