Vuçiq: Serbia do marrëdhënie të mira me Shqipërinë, mini Schengeni është e vetmja zgjidhje e mençur

LAJME


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se pavarësisht nga rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, Serbia dëshiron t’i përmirësojë raportet me Tiranën dhe të ketë mar rëdhënie sa më të mira me qeverinë dhe shtetin shqiptar, raporton Tanjug, transmeton Gazeta Express.Ai tha gjithashtu se projekti i “mini Schengenit” është e vetmja sjellje e mençur.

“Serbët nuk kanë dëshirë ta dëgjojnë atë, por kjo është e vetmja zgjidhje racionaIe dhe e zgjuar, gjithçka tjetër do të ishte budaIIaIIëk dhe e pakuptimtë”, tha Vuçiq në Bruksel kur u pyet nga gazetarët në lidhje me vazhdimin e iniciativës së “mini Schengenit” pas zgjedhjeve në Shqiperi.

Vuçiq tha se ai do të ishte “afër” për krijimin e një qeverie të re në Tiranë, por që ai nuk donte të dekIarohej deri sa të shpaIIeshin rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.