Vuçiq: Shqiptarët dhe serbët do të jenë dy popujt më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor

LAJME


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se do t’i përgjigjet çdo ftese për të vazhduar dialogun me përfaqësuesit e Kosovës, por se nuk sheh një kuptim më të thellë në bisedë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai tha se serbët dhe shqiptarët do të jenë dy popujt më të mëdhenj në Ballkan.

Presidenti serb, sipas mediave serb, ka thënë se Kurti dëshiron të flasë vetëm për të kaluarën, kurrë për të ardhmen dhe se e akvuzon Serbinë për kryerjen e tre gjen0c1deve kundër popullatës shqiptare.

“Duket se as historinë e tij nuk e ka mësuar mirë… Thelbi është se Serbia duhet të marrë pjesë në dialog, sepse ne rrisim sigurinë e popullsisë serbe, por edhe sepse ajo duhet të zvogëlojë tens1onet (mes dy popujve). Serbët dhe shqiptarët me siguri do të jenë dy kombet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor në 100 vitet e ardhshme. Nëse do të kemi sukses [në dialog], këtë nuk e dimë”, tha Vuçiq, transmeton Telegrafi.

Ai gjithashtu vlerësoi se politikanët e Kosovës duan të “blejnë” vullnetin e serbëve që jetojnë në Novobërdë, Kllokot dhe Graçanicë në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, “sepse ata mendojnë se Serbia nuk ka të bëjë me ato zona, por shtoi “e dinë se nuk kanë shanse”.

Duke komentuar ndërtimin e paraIajmëruar të rrugës Jarinje-Mitrovicë, Vuçiq tha se Serbia dëshiron ta bëjë atë “në mënyrën më të mirë të mundshme”, por se autoritetet e Prishtinës po e pengojnë atë projekt infrastrukturor.

“Nuk bëhet fjalë për paratë, por (ata duan) të sjellin të gjitha makinat dhe punëtorët, dhe që ata të dërgojnë ROSU (Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës) për t’i rrafhur”, vlerëson Vuçiq. /Telegrafi/

Aleksandar VuçiqDialogu Kosovë-Serbi