Vuçiq: Të gjithë duan që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës

LAJME


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sonte se në një moment Serbia do të jetë e shtyrë për negociata për Kosovën, por ai gjithashtu tha që ai do ta mbrojë vendin, dhe jo veten.“Lidhur me Kosovën, të gjithë duan që Serbia ta njohë pavarësinë. Nëse nuk shkojmë në bisedime, do të ndëshkohemi. Në një moment do të jemi të shtyrë. Unë jam një veteran politik dhe e di se cilat janë pasojat për mua, por unë do ta mbroj vendin, jo veten time”, tha presidenti serb për televizionin publik RTS.

Vuçiq përkujtoi se sot janë mbushur 10 vjet që Serbia e ka humbur betejën sa i përket Kosovën para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.“Nuk dua të më bëjnë ligjërata ata që janë përgjegjës, mua dhe njerëzve që janë duke luftuar. Ata e nënvlerësojnë dele gacionin tonë. Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake, gjenerali Vladisa Vladisavleviq, shkoi atje [në Bruksel]. A nuk e di ai, i cili ka përvojë të madhe? Këta njerëz po luftojnë për Serbinë në çdo vend, në çdo hap, ne po lvftojmë me duar të li dhura, jo të li dhura para, por prapa, dhe kështu ne po luvtojmë me gjithë ato”, tha ai, transmeton Telegrafi.

Vuçiq pyeti nëse dikush mendon se mund të bëhej më shumë.“A duhet të shkojmë atje dhe ta citojmë Llazarin çdo ditë. Shkoni dhe tregoni deri kua e i keni sjellë serbët. Dhe, kur të vijë koha, ne do të shohim kush ishte Llazari dhe kush sillej ndryshe”, tha ai.Vuçiq tha se vetëm se ata në kohën e të cilëve Kosova e shpalli pavarësinë nuk thonë çfarë duhet të bëhet, “në kohën kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë mori një vendim të tillë, në kohën kur u vr a Ranko Paniq”. /