Vuçiq Tha Se Kurrë Nuk Do Ta Njohin Kosovën, Halili ‘Zbulon’ Skenarin E Presidentit Serb – Tregon Zgjidhjen E Vetme Për Dy Shtetet

LAJME


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se nuk do ta nënshkruajë njohjen e pavarësisë së Kosovës. I pari i Serbisë këtë e tha në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij.

Përveç kësaj, ish-bashkëpunëtori i “Kahsapit të Ballkanit” tha se ka pak hapësirë për marrëveshje kompromisi, pasi që qysh në 2011 kufiri u vendos në Jarinje dhe pala e Kosovës nuk përmbushi obligimet.

Këto deklarata të presidentit serb, i ka komentuar për “Bota sot”, njohësi i çështjeve politike.

Analisti politik dhe njëherësh anëtari i Akademisë Shqiptare-Amerikane për Shkencë dhe Arte në SHBA, Nijazi Halili, në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se dialogu me Serbinë po mbetet sot e kësaj dite një temë tabu dhe pa një zgjidhje përfundimtare e cila është stërzgjatur me vite të tëra duke e mbajtur kështu vendin në një gjendje të status- quos.