Vuçiq: Unë nuk isha atëherë kur Kosova shpalli pavarësinë

LAJME


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se Serbia kishte më shumë besim tek ish presidenti i SHBA-së Donald Trump sesa te kjo administratë, po tha se Uashingtoni nuk e ndryshon politikën karshi Kosovës. Ai shtoi se “rezistenca” në veri është serioze edhe pse autoritetet në Prishtinë duan ta thyejnë atë me çdo kusht dhe duan që t’i përdorin politikanë serbë.

Ai gjithashtu shtoi se ka agjenci të huaja të cilat dëshirojnë ta s hkatërrojnë veriun.
Sa i përket idesë së kryetarit të Partisë për Liri dhe Drejtësi, Dragan Djilas, për ta miratuar një deklaratë për pajtim mes serbëve dhe shqiptarëve dhe krijimin e bashkëpunimit në arsim, mjekësi dhe sport, Vuçiq tha se Serbia paguan për arsimin dhe shëndetësinë në veri të Mitrovicës!

“Ata kanë të drejtë, unë jam negociat0ri më i keq, por unë nuk isha atëherë kur Kosova shpalli pavarësinë, dhe nuk isha aty kur 100 vende e kanë njohur Kosovën, por isha aty kur 13 vende e tërhoqën njohjen” tha Vuçiq.