VW do të tërheqë nga tregu 56.000 vetura Golf, kjo është arsyeja

LAJME


Prodhuesi gjerman i veturave familjare, Volkswagen, do ta kërkojë tërheqjen nga tregu të 56.000 veturave të modelit më të shitur, Golf, për ta rregulluar një problem me softuer, i cili ka të bëjë me sistemin e informimit dhe kamerën e pasme.Hvp hvpsiren me pvshte per pvmjet esklvive

Nga kjo tërheqje do të preket edhe modeli më i ri, Golf 8, përkatësisht veturat që janë prodhuar deri në korrikun e vitit të kaluar, bëri të ditur një zëdhënës i kompanisë së njohur gjermane. Zëdhënësi shtoi se tërheqja e veturave nuk është e obligueshme, por masë vullnetare. Vitin e kaluar, kompania Volkswagen u detyrua që ta shtynte datën për hedhjen në treg të modelit Golf pikërisht për shkak të problemeve me softuerin, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.Hvp hvpsiren me pvshte per pvmjet esklvive

Pas njoftimit për këtë problem, vlera e aksioneve të kompanisë paraditen e së martës ranë për 1.6 për qind, rënia më e madhe në indeksin DAX në Gjermani. Disa vjet më parë, kjo kompani pësoi goditje të rëndë për shkak të skandalit rreth mashtrimit për lirimin e gazrave nga veturat. Për pasojë, kompania u dënua me gjoba me vlerën e miliarda eurove.Hvp hvpsiren me pvshte per pvmjet esklvive

Sidoqoftë, modeli Golf mbetet një ndër modelet më të shitura në Evropë dhe modeli më i shitur i kompanisë gjermane.Hvp hvpsiren me pvshte per pvmjet esklvive