Zbulimi I CIA-S: Planet Jugosllave Për Shqipërinë E Enver Hoxhës (Domumentar)

LAJME


Qeveria Jugosllave e Titos kishte planifikuar të n dikonte mbi shqiptarët e Shqipërisë, që edhe ata t’i bashkoheshin Jugosllavisë.

Ajo kishte ndërmarr edhe aksi0ne konkrete, në bashkëpunim me disa shqiptarë, për të përhapur pr0pagandë brenda territ0rit shqiptar, se “Jugosllavia kishte k0ntribuar në çlirimin e Shqipërisë nga regjimi fashistë dhe tani u takonte po atyre që t’i çIironin shqiptarët nga Enver Hoxha”.

Sipas një dokumenti sekret të CIA-s, të cilin e ka siguruar Ballkani.info, përmes të cilit ishte informuar qeveria amerikane për qëllimet e qeverisë së Titos ndaj Shqipërisë, tregohet sesi grupe prej prej 10-15 shqiptarësh, mirë të armat0sur e me k0stume tradici0nale, gjatë viteve 1948-1950, futeshin në Shqipëri dhe nxirrnin nga andej grupe të tëra shqiptarësh që i besonin pr0pagandës jugosllave për “çlirimin”.

Si rezultat i këtyre aksi0neve, sipas këtij dokumenti sekret të CIA-s, në vitin 1952 në Jugosllavi jetonin pesë mijë shqiptar të ikur nga Shqipëria.

Në vitin 1950, rreth 100 emigrantë shqiptarë ishin grumuIIuar në Prizren dhe kishin f0rmuar Lidhjen e Refugjatëve Shqiptar.

“Pas shumë fjalimesh, prej të cilave disa ishin mbajtur nga gjeneral Dusan Mugosa dhe kolonel Cedomir Mijovic, është zgjedhur këshilli i kryesuar nga Apostol Tenefi nga Pogradeci. Të tjerë të zgjedhur ishin zv. presidenti Nik Sokoli, Rexhep Beca, Jovan Mema, Lutfi Spahiu dhe Stathi Kostari. Ky këshill është nën kontroII të plotë të UDB-së”, thuhet në këtë dokument të CIA-s, transmeton Ballkani.info.

Sipas të dhënave, anëtarët e këtij grupi paguheshin çdo muaj për shërbimet e tyre direkt nga Qeveria Jugosllave.

Emra të cilët dokumenti i CIA-s i përmend si infIuencues ndër grupin shqiptar, por që kishin qëndrime antik0muníste dhe ide naci0naIíste, të vetëdijshëm për qëllimet jugosllave, ishin Pal Bib Mirakaj, Kolë Cuni, Nikoll Gjonmarkaj.

Të tjerë emra të përmendur në këtë dokument janë edhe ai i Rifat Kolgjinit dhe Sali Litës, të cilët mbanin pozita në grupet e infiltruara.